Shpallet e pafajshme shqiptarja që vrau 7-vjeçaren në Angli
Shqiptarja Eltiona Skana që akuzohej për vrasjen e 7-vjeçares Emily Jones në Angli është shpallur e pafajshme.
Skana akuzohej nga prokuroria për këtë krim të rëndë, por kundër saj nuk u siguruan prova të tjera dhe gjykata pushoi çështjen.
Skana e kishte pranuar krimin e rëndë, por avokati i saj ka deklaruar në gjykatë se ajo vuan nga skizofreni e paranojave dhe nuk është e vetëdijshme për veprimet që bën.
Edhe një psikiatër mjeko-ligjor që trajtonte 30-vjeçaren, pasi dëgjoi provat tha se kundër saj nuk duhet të merret një vendim për dënim me burg.
Si ndodhi ngjarja?
Vogëlushja Emily ishte në Queen’s Park bashkë me prindërit e saj pasditen e 22 Marsit. Ajo ishte duke luajtur dhe bënte vrap.
Në një moment aty shfaqet dhe Eltiona Skana me një thikë në dorë dhe iu drejtua 7-vjeçares. Skana kapin vogëlushen, i preu fytin dhe më pas u largua. /tvklan.al