Situata e COVID, Turqia në shtetrrethim gjatë fundjavës
Turqia javët e fundit ka shënuar rritjet të rasteve me COVID-19, duke bërë që autoritetet të marrin masa kufizuese në përpjekje për të kufizuar përhapjen.
Sot në këtë vend ka hyrë në fuqi shtetrrethimi që do zgjasë deri të hënën në mëngjes. Mbyllja nisi që të premten në orën 21:00 dhe do përfundojë të hënën në orën 05:00.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoğan njoftoi se të hënën do të ketë kufizime të reja, duke përfshirë një orë policore gjatë ditëve të javës dhe një shtet rrethim në fundjavë.
Disa sektorë, duke përfshirë prodhimin, furnizimin, shëndetësinë dhe bujqësinë, do të qëndrojnë hapur gjithmonë.
Supermarketet, dyqanet ushqimore dhe dyqanet e frutave dhe perimeve do të kryejnë aktivitet midis orës 10:00 të mëngjesit dhe 17:00 në pasdite gjatë fundjavës.
Ndërkohë, restorantet do të ofrojnë shërbim të dërgesave në shtëpi mund të kryejnë aktivitet deri në orën 8 të mbrëmjes edhe në fundjavë./tvklan.al