Projekti IAPS, ndihmon të rinjtë me aftësi të kufizuara – (5 Shkurt 2001)


Projekti IAPS, ndihmon të rinjtë me aftësi të kufizuara – (5 Shkurt 2001)

17:02 05/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këta njerëz me aftësi të kufizuar fizike, e kanë mjaft të vështirë të zënë një punë, e po kaq të vështirë kanë edhe mëshirën. Falë projektit IAPS, të hartuar nga nja grup biznesmenësh, me ndihmë të UNICEF-it dhe shoqatës Don Bosko është bërë i mundur integrimi i tyre në shoqëri, madje edhe duke i punësuar. Tashmë kjo është klasa e tyre, ku për 6 javë do të marrin kulturë civile e shoqërore.

Grupi prej 50 vjetësh, të cilët arrijnë të kalojnë testin e seleksionimit është ndarë në dy klasa. Drejtori i qendrës Don Bosko, Don Mateo shprehet:

Don Mateo:- “Në këtë projekt, favorizohen të rinjtë me probleme familjare, ekonomike dhe fizike. Dëshirojmë të jetë një sipërmarrje rinore, për t’i dhënë shembull shoqërisë shqiptare, se në Shqipëri mund të bëhet diçka për këta njerëz. Lëvizja e këtyre djemve dhe vajzave që do të punësohen do të jetë me makina, motorë e biçikleta”.

Kështu duke pasur një përkrahje dhe drejtim, ata bëhen të zotët të drejtojnë veten dhe të integrohen në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme