Nuk e përdori makinën për 1 javë, çfarë zbuloi gruaja në dorezën e derës
Ajo çfarë kishte zbuluar në dorezën e derës së makinës, e detyroi një grua që të mos përdorte automjetin e saj për një javë. Kjo është eksperienca e një gruaje në Australi.
Ajo publikoi në Facebook këtë fotografi, që më pas u bë virale. Nën dorezën e derës së makinës ishte fshehur një merimangë.
“Në fillim mendova se ishin një grumbull flokësh të mbledhura aty. Nuk e përdora makinën time për një javë”, ka thënë gruaja.
Dukej si krijesë misterioze, por më pas u zbulua se ishte një merimangë. Ajo qëndronte e fshehur aty duke u përpjekur të gjente strehë për t’i shpëtuar të nxehtit.
Pronarja e makinës tha se e pa merimangën që qëndronte e fshehur poshtë dorezës së derës në momentin e fundit. Nga frika, nuk e përdori makinën për ditë të tëra. /tvklan.al