Dua Lipa merr çmime edhe në Spanjë
Shqiptarja rrëmben 2 trofe në “Los 40”
Dua Lipa i shton 2 trofe të tjerë karrierës së saj tepër të suksesshme në botën e muzikës.
Këngëtarja shqiptare u shpall “Artistja më e mirë ndërkombëtare” dhe u vlerësua “Për albumin më të mirë ndërkombëtar” në Çmimet Muzikore “Los Kuarenta”, ngjarja më e famshme e muzikës në Spanjë.
Ky vlerësim, 25-vjeçares i jepet për albumin e saj më të fundit dhe ndër më të suksesshmit “Future Nostalgia”.
Trofe mori edhe Ava Max, këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore e cila trumfoi në këtë kompeticion vitin e kaluar me këngën Sweet but Psycho.
Vlerësime për 2020-ën morën edhe artistë të tjerë të famshëm si Tones and I me hitin e famshëm Dance Monkey, që u vlerësua si kënga e vitit.
Edhe mbrëmja e “Los Kuarentas” u mbajt virtualisht, për shkak të pandemisë COVID-19.
Tv Klan