16 viktima dhe 840 infektime ditore
479 pacientë të shtruar, 35 në gjendje të rëndë
Vijojnë të jenë të larta shifrat e vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, 16 persona kanë humbur jetën nga virusi, duke e çuar në 905 numrin e atyre që nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19.
5 viktima janë nga Tirana, nga 2 në Pogradec, Vlorë, Fier e Berat dhe nga 1 në Sarandë, Gramsh dhe Lushnje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë të moshës nga 51-86 vjeç.
Ndërkohë 840 qytetarë janë infektuar në 24 orët e fundit. Tirana vijon të jetë vatra kryesore e Covid-19 në Shqipëri me 345 raste, ndërsa pas saj vijnë Shkodra, Fieri, Berati, Vlora, Kavaja dhe Gjirokastra.
Tirana sot ka 10 946 raste aktive me Covid, nga 20 466 që janë në gjithë vendin. Aktualisht në 4 spitalet Covid po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.
Ndërsa shifrat e infektimeve rriten, të shëruar brenda një dite janë 331 qytetarë.
Tv Klan