Hapësirat e gjelbëruara në kryeqytet – (5 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Prishja e kioskave solli në kryeqytet më shumë hapësira të gjelbëruara. Ndërmarrja e gjelbërimit i mbolli këto sipërfaqe me barë duke i kthyer në lulishte. Mirëpo nuk kalon shumë kohë dhe punonjëset duhet ta ripunojnë dhe ta rimbjellin sipërfaqen, pasi bari shkelet nga kalimtarët pa u çelur akoma. Të gjitha këto pjesë toke në këtë lulishte kanë qenë të mbjella.
Sipas ndërmarrjes së gjelbërimit në kryeqytet, kjo rutinë po kthehet në problem, sepse te kalimtarët, mungon edukata qytetare. Ndërsa problemi i lulishteve ku janë bustet e vëllezërve Frashri është ndryshe. Tre muaj më parë, këtu u shpenzua një fond prej 9 milion lekësh të reja për rregullimin e saj. Rregullimi preku vetëm një sipërfaqe të vogël, që tani duhen përsëri fonde për të ribërë lulishten.
Si me të gjitha ndërtimet e bëra nga fituesit e tenderëve edhe këtu janë hasur shkelje, që duket që zgjidhja do të jetë investimi i ri./tvklan.al