Në pranga 2 persona, tregtonin drogë në Shqipëri (4 Shkurt 2001)
Personat që do të shihni tani në ekran janë dy të ndaluarit të së premtes në mbrëmje të dyshuar si trafikantë ndërkombëtarë droge. Ata janë Frederik Durda dhe Arben Bërballa. Siç njoftuam edhe dje në shtëpinë e Durdës u gjetën 1 milion dollarë dhe shumë materiale të tjera.
Sipas akuzës trafikantët shqiptarë kishin si detyrë të organizonin një qendër në Shqipëri ku rrjeti ndërkombëtar do të shpërndante drogën në gjithë Europën. Operacioni u zhvillua në të njëjtin kohë me aksionin e homologëve europiane në rrjetën e të cilit ranë pothuajse të gjithë pjesëtarët e grupit. Nga 21 pjesëtarët e tij 18 prej tyre u arrestuan në orët e vona të natës në vende të ndryshme të Europës./tvklan.al