Kryeministri Meta vizitë në Itali – (5 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryeministri Meta i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, ka nisur një vizitë zyrtare në Itali. Ai ka marrë pjesë sot në konferencën e përbashkët të sipërmarrësve shqiptarë dhe italianë në Milano. Meta ka folur përpara autoritetet lokale, përfaqësuesve të biznesit që operojnë në Shqipëri dhe mjaft investitorëve të interesuar për të ardhmen.
Ai pasi shprehu vlerësimin, për vendin që zënë dhe dinamikën e investimeve italiane në vendin tonë, ftoi këta investitorë të zhvillojnë projekte të reja në fusha të rëndësishme me interes të përbashkët, si energjia, bujqësia, industria ushqimore, turizmi etj. Përfaqësuesit e biznesit italian, vunë në dukje përmirësimin e mjedisit investues në Shqipëri.
Po sot kryeministri Meta është takuar me ministrin italian të Industrisë dhe Tregtisë së Jashtme Rigoleta. Nesër pritet që Meta të takojë në Romë, homologun italian Giuliano Amato./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego