Enxhëll i prezanton Saimirit 40 rregullat e dashurisë

Enxhëll dhe Saimiri

Enxhëll i prezanton Saimirit 40 rregullat e dashurisë

20:42 07/12/2020

Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa Saimiri kishte zgjedhur që këtë herë t’i ftonte vajzat në disko.

Përveç takimit në grup dhe atyre të shkurtër me disa nga vajzat, 33-vjeçari rezervoi një takim të gjatë edhe me Enxhëllin.

Saimiri u shpreh se do të sqarojë disa gjëra me Enxhëllin, sepse nuk është i sigurt nëse ajo vërtetë ka ardhur për të në këtë spektakël apo ka ardhur për famë.

Për bukuroshen nga Gjirokastra ai kishte zgjedhur të bënte një xhiro me makinë dhe më pas një takim në shtëpinë e tij.

Duke qenë se Enxhëll i dhuroi herën e parë llokume, Saimiri kishte menduar t’i sillte asaj disa çokollata.

Më tej ajo i dhuroi edhe një libër me titull “40 rregullat e dashurisë”, teksa nuk munguan debatet për takimet e 33-vjeçarit me vajzat e tjera.

Saimiri: Ndonjëherë unë gjërat e mira i lë për në fund sepse shikoj se si do sillen vajzat kur unë nuk u jap aq shumë vëmendje.

Enxhëll: Ndihem shumë e lumtur, kam edhe pak emocione por do më largohen.

Saimiri: Çfarë shenje je në horoskop?

Enxhëll: Gaforre. Po ti?

Saimiri: Krokodili. Bëj shaka, jam Virgjëresha. Doja të njihja më nga afër që të të shihja edhe si karakter…a është Enxhëll me të vërtetë kështu, kaq e urtë…apo po na luan ndonjë rol këtu

Enxhëll: Jo. Unë nuk jam e urtë, unë jam vajzë shumë e qetë. Jam një vajzë me këmbë në tokë. Ndonjëherë kur dua të dal nga vetja nuk e bëj dot se më dalin si pasqyrë fjalët e gjyshes, fjalët e mamit tim.

Saimiri: Marrëdhëniet me familjen si i ke? Çfarë të thonë për programin?

Enxhëll: Gjyshja ime të ka shumë qejf sepse thote e mban veten, i kollandrisur i themi ne andej nga Gjirokastra.

Saimiri: Ti ulu se kam diçka për ty. Meqë ti në takimin e parë më ke sjellë llokume, unë sot të kam sjellë një kuti me çokollata sepse i kam me të vërtetë qejf të ëmblat, dhe pashë që edhe ti i kishe Nuk e di a e njeh filmin Forest Car, është një film shumë i bukur. Është një thënie që ai është i ulur në stol dhe ka një kuti me çokollata dhe i kujtohet që i thoshte e ëma që “Jeta është si një kuti me çokollata…

Enxhëll: Por asnjëherë nuk i dihet se çfarë do zgjedhësh”

Saimiri: Kështu që unë sot ta kam lënë zgjedhjen ty.

Enxhëll: Të gjitha këto çokollatat janë vajzat e Love Story dhe unë po zgjedh të jem kjo e kuqja. Unë kam arritur në përshtypjen që ti Saimir je feminist.

Saimiri: Feminist në çfarë drejtimi, ku e ke vënë re këtë gjë?

Enxhëll: Ti mundohesh që të prekësh gjithmonë vajzat në takime…

Saimiri: Ti prek unë apo të më prekin?

Enxhëll: Okay, të prekin ato por ti nëse nuk e ndjen përse e lejon atë gjë. Në të gjitha apo pamjet që kemi parë nga takimet, ka pasur shumë prekje shumë… nuk e di domethënë mua më bën pak konfuze sinqerisht.

Saimiri: Në një takim masazhi me një vajzë është normale që do më preki se masazhi pa duar nuk bëhet.

Enxhëll: Jo nuk është banale e kupton. Me Kejdën ke pasur një takim në xhakuzi dhe nga kamerat ti duket që e kishe prekur

Saimiri: Jo fare! Duket kamera por nuk është…unë thjesht e kam përqafuar se ajo është pak e shkurtër prandaj

Enxhëll: Po ne e pamë tek kamera…ashtu ëëë? Nuk po flas për një përqafim të thjeshtë apo një prekje dore apo për një prekje floku…ta thashë rastin e Kejdës, rastin e binjakeve

Saimiri: Po me binjaket çfarë kam prekur unë? Binjaket thonë jo u hedhët ju, ju thoni…

Enxhëll: Po me binjaket…jo unë personalisht nuk të jam hedhur apo jo?

Saimiri: Asnjëra s’më është hedhur. Shiko pak, unë mundohem të shoh çdo gjë këtu. Shoh që edhe shumë vajza bëjnë zhurmë për të dalë nëpër revista apo për të bërë followers në Instagram. Për të bërë pak rrëmujë, për të krijuar pak debate. Secila vajzë prezanton veten e vet. Unë mendoj që t’i lëmë debatet sepse unë doja të kaloj një kohë sa më të bukur me ty. Ke ndonjë gjë të bukur për të më thënë apo ke ardhur vetëm për kritika?

Enxhëll: Në fakt të kam sjellë një dhuratë. Të kam sjellë një libër

Saimiri: E sheh që bëhesh edhe e mirë ti!

Enxhëll: Po unë jam shumë e mirë! Është një libër shumë i bukur dhe këtu janë 40 rregullat e dashurisë

Saimiri: 40 rregulla? Unë 39 njihja deri më sot. Më bëre kurioz me këtë. Sot në darkë do ta lexoj. Faleminderit shumë! U kënaqa vërtetë që kaluam pak më shumë kohë bashkë edhe pse e mbyllëm me kritika por prap e vlerësoj.

Enxhëll: Edhe unë e vlerësoj shumë!

Saimiri: Më vjen keq që do ikësh tani.\tvklan.al






Të ngjashme