Rezoluta e PPE: Tejkaloni krizën politike
Basha kërkon ndihmë për vaksinën kundër COVID-19
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane, që i zhvilloi punimet online. Sipas Partisë Demokratike një vend të veçantë ne diskutimet e asamblesë zuri klima politike në Shqipëri, e diktuar nga ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.
Në përfundim të punimeve, PPE ka dale me një rezolute me 10 pika, ku kërkon që mazhoranca të reflektojë ndaj opinionit përfundimtar të Venecias në lidhje me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Po ashtu kërkohet ndëshkimi i të dyshuarve për blerje votash dhe manipulime zgjedhore, siç është bërë publike në dosjet penale 339 dhe 184.
Në fjalën e tij, Basha u ndal tek situata e rënduar shëndetësore në vend dhe mungesa e masave për të menaxhuar situatën nga ana e qeverisë, ndërsa kërkoi nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që janë pjesë e PPE, për të asistuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina kundër COVID-19.
Tv Klan