Opinion – Covid-19, pikëpyetjet e reja!


Opinion – Covid-19, pikëpyetjet e reja!

Autori: Blendi Fevziu

22:00 07/12/2020

“Më nxirrni për 10 minuta ose do vras veten”, Pipero tregon ‘kërcënimin’ e pacientes

Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar një ndodhi të pazakontë që kishte përjetuar sot me një paciente.

Pipero u shpreh se shumë pacientë nuk duan të rrinë në spital dhe një prej tyre i kishte thënë që nëse nuk e nxirrnin nga spitali për 10 minuta ajo do hidhej e do vetëvritej.

Unë po u them një rast konkret se çfarë më ka ndodhur sot në spital. Ishte një paciente që do dilte sot dhe më tha ‘nëse nuk më nxirrni nga spitali për 10 minuta, unë do vritem e do vrasë veten’”, u shpreh mjeku infeksionit.

Më tej Pipero kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat e tha se është i vetëdijshëm që qytetarët janë shumë skeptik ndaj virusit.

Nuk kam vënë asnjëherë në dyshim kapacitetin e spitaleve tona, ajo që kam këmbëngulur unë është mundësia që ne kemi duke mos ezauruar kapacitetet duhet mbajtur masat kundër COVID. Ka një lloj skeptizmi tek qytetarët, unë e shoh në përditshmëri. Ka shumë raste që vijnë pacientë me forma të rënda, shkojnë tek mjeku i familjes, tek një specialist”, tha ai.

Ndër të tjera gjatë bisedës mjeku i njohur tha se në spitalin Infektiv ka ende vende të lira dhe nuk ka kolpas.

Pipero: Cilat janë dëmet që shkakton Covid-19 në trupin e njeriut

Covid-19 është problemi që po mundon gjithë botën. Kjo pandemi ka shkaktuar plot të vdekur e miliona të tjerë të infektuar. Por teksa pritet dalja e vaksinës, një tjetër problem janë edhe pasojat që lë kjo sëmundje tek ata pacientë që e kanë kaluar.

Mjeku Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u shpreh se ky është virus respirator, që fillimisht prek mushkëritë. Por dëmet që lë më pas në shëndet janë edhe më të mëdha.

Sipas Piperos, virusi dëmton enët e vogla të gjakut dhe për rrjedhojë shkakton dëmtime në tru, zemër, veshka dhe organe të tjera.

“Ky është një virus respirator që merret nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes, përmes hundës edhe gojës. Dhe impaktin e parë e ka në pulmone, në mushkëri. Por ndërkohë ky virus jep një vaskulicë sistemik të gjeneralizuar, dëmtim të enëzave të vogla të gjakut në gjithë organizmin, dhe pikërisht këtij lloji dëmtimi të enëve të vogla të gjakut i dedikohet apo i atribuohet edhe mikrotrombeve që shpërndahen në gjithë organizmin, edhe dëmtimi i zemrës, edhe dëmtimi i trurit, edhe dëmtimi i veshkave. Madje sot po lexoja që pikërisht këtij fenomeni i dedikohet edhe ulja e prodhimit të insulinës dhe rritja e glicemisë tek këta persona dhe nuk është rastësi që persona të cilët e kanë në mënyrë të heshtur apo nuk kanë lidhje gjenetike fare me diabetin, bëjnë hiperglicemi apo bëjnë diabet. Është e përkohshme besoj. Ky jep një dëmtim multiorganik, pothuajse i prek të gjitha indet dhe organet”, u shpreh Pëllumb Pipero. /tvklan.al






Të ngjashme