Emocione dhe debate në “Love Story”, kush janë dy vajzat që u eliminuan këtë javë
Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në Tv Klan ka dhuruar surpriza dhe emocione të forta teksa dy konkurrente të tjera janë eliminuar, Enxhi dhe Kejsi.
Saimiri, protagonisti i këtij show nuk u dhuroi trëndafil vajzave teksa u shpreh se dëshiron të mbetet mik me to.
Të dyja vajzat janë shprehur të lumtura për pjesëmarrjen e tyre në “Love Story”, teksa nuk kanë nguruar të falenderojnë Saimirin dhe produksionin për këtë mundësi.
Kejsi nuk mundi të kishte një takim me Saimirin, në ndryshim nga Enxhi e cila pati dy takime të shkurtra.
Më tej 33-vjeçari shtoi se Enxhit i ka borxh një masazh dhe Kejsit një kërcim, duke lënë të kuptojë se marrëdhënia e tryre do të vijojë në mënyrë shoqërore.
“Të falenderoj shumë bashkë me stafin e mrekullueshëm, që më bëre pjesë të jem prezente këtu. U kënaqa shumë që isha deri këtu. Nëse ti do zgjedhësh një nga vajzat që janë këtu në kastinë tonë, të uroj të trashëgohesh, me një çun e me një gocë ishalla”, është shprehur Kejsi.
Enxhi u shpreh se në “Love Story” ka gjetur mike të reja dhe dha një urim për Saimirin.
“Edhe unë doja ti falenderoja të gjithë, juve dhe vajzat. Kemi gjetur shoqe të mira. Faleminderit Saimirit për vëmendjen, takimet dhe gjithçka. Uroj me gjithë zemër të gjesh vajzën që kërkon”, ka thënë Enxhi./tvklan.al