Porti i Durrësit rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit – (6 Shkurt 2001)


Porti i Durrësit rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit – (6 Shkurt 2001)

10:26 06/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kapiteneria e Portit të Durrësit, ka depozituar në buxhetin e shtetit 2.48 milion dollarë për vitin 2000. Këto janë paratë e siguruara si rrjedhojë e taksave të marra nga tragetet dhe anijet, që kanë hyrë në kalatat e këtij porti. Janë 1.5 milion lekë të reja, që burojnë nga shërbimet që u kryen të tretëve për dhënie pasaportash, matrikullash etj.

Të ardhurat e kpitenerisë së Durrësit, përbëjnë 81% të të gjithë kapitanerive të porteve detare të vendit. Gjatë vitit 2000, kjo kapitaneri ka arritur të vjelë të gjithë paratë që i detyroheshin asaj nga agjencitë e ndryshme. Kapiteneria shpreh rezerva ndaj drejtorisë së portit detar të Durrësit, për mënyrën e planifikimit të anijeve për përpunim. Ata kërkojnë që zyra e saj operative të ketë parasysh dispozitat ligjore, për të ruajtur sigurinë e portit.

Dje me urdhër të Ministrit të Transportit Sokol Nako është shkarkuar kapiteni i përgjithshëm i porteve Osman Metalla dhe në vend të tij është komanduar Hamdi Domi./tvklan.al






Të ngjashme