Basha: Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm nga rinia
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti një fjalim përballë të rinjve ditën e sotme me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë.
Sipas kryetarit të opozitës, Shqipëria ka bërë kthim prapa gjatë viteve të fundit si pasojë e keqqeverisjes. Ai tha se historikisht në çdo zhvillim të vendit protagonistë kanë qenë të rinjtë.
Sipas Bashës, të rinjtë janë të vetmit që mund të bëjnë ndryshimin në vend.
“Në këtë histori të dhimbshme nuk ka ndodhur asnjë zhvillim pa protagonizmin e të rinjve shqiptarë. Sot dua të rikujtoj që në këto ditë vështirësisht të panumërta të shqiptarëve ky mesazh vlen dhe duhet thënë dhe më fuqishëm. Ndryshimi i Shqipërisë do të vijë dhe mund të bëhet vetëm nga ju, rinia shqiptare”, tha Basha./tvklan.al