Televizioni Klan nis transmetimin televiziv në Kosovë (7 Shkurt 2001)


Televizioni Klan nis transmetimin televiziv në Kosovë (7 Shkurt 2001)

13:40 07/02/2001

Televizioni Klan rimerr licensen për transmetim televiziv në Kosovë. Prej ditës së djeshme, Tv Klan ka të drejtën e transmetimit afatgjatë në territorin e Kosovës. Kjo bëhet e mundur në sajë të marrëveshjes së re të nënshkruar nga komisioneri i përkohshëm për median, përfaqësuesi i UMNIK-ut dhe drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj.

Kjo licensë merret pasi vitin e kaluar Tv Klan kaloi me sukses dhe pa asnjë shkelje transmetimi lejen e përkohshme të dhënë nga UMNIK, pavarësisht nga reagimet dhe kundështimet e serbëve për të mos e dhënë këtë leje me argumentin se frekuencat e Kosovës janë pronë e Jugosllavisë. Nga ana tjetër, me marrjen e licensës afatgjatë, Televizioni Klan do të ketë të drejtën dhe mundësinë të ngrejë në Prishtinë një studio transmetimi njëlloj si kjo në Tiranë, duke bërë të mundur jo vetëm transmetimet e programeve nga studiot qëndrore, por transmetime dhe nga vetë studio e Prishtinës.

Televizioni Klan është i vetmi televizion nga Shqipëria që tashmë ka të drejtën të transmetojë në hapësirën shqiptare të Kosovës nga Tirana dhe nga Prishtina./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme