Po pastronte pusin, i riu nga Berati vdes nga asfiksimi (7 Shkurt 2001)


Po pastronte pusin, i riu nga Berati vdes nga asfiksimi (7 Shkurt 2001)

14:50 07/02/2001

Një banor i fshatit Rërëz në Rrethin e Beratit ka gjetur vdekjen nga asfiksia e ndërsa dy të afërmit te tij janë dërguar në gjendje kome në spitalin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00 kur shtetasi Kujtim Ziu është futur në pusin e shtëpisë së tij dhe po e pastronte atë duke vënë në përdorim një motorr pompë.

Motorrpompa ka qenë e vendosur në brendësi të pusit për të lehtësuar punën dhe për të nxjerrë jashtë ujin , por kjo ka patur si pasojë eliminimin e oksigjenit dhe mbushjen e pusit me gazra, gjë që ka shkaktuar dhe asfiksim. Në ndihmë është futur brenda në pus kushëriri i tij dhe është përpjekur për t’a nxjerrë jashtë, por ai ka rënë pa ndjenja. Në këtë moment disa gra që ishin aty pranë kërkuan ndihmë dhe menjëherë u fut në pus vëllai i tij duke pësuar edhe ky asfiksi.

Me ndihmën e bashkëfshatarëve të tjerë u bë e mundur që të nxirren nga pusi tre të aksidentuarit ku njëri prej tyre kishte humbur jetën dhe dy të tjerët u dërguan në gjendje kome në spitalin rajonal të Beratit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme