PD: 25-vjeçari, plumb në kokë se nuk respektoi orën policore
“Asnjë skenar i Sigurimit të Shtetit nuk justifikon ekzekutimin”
Për Partinë Demokratike njoftimet e policisë mbi vrasjen e Klodian Rashës të krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës. Enkelejd Alibeaj kërkoi drejtësi dhe jo arrestime sa për sy e faqe.
“Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, janë njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime të denja për një bandë. Asnjë skenar i sigurimit të shtetit nuk mund të justifikojë ekzekutimin e të riut.
Prokuroria duhet të kishte marrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes, zbardhjen e të vërtetës sa me shpejt dhe informimin e publikut për ketë ngjarje që ka shokuar të gjithë shoqërinë”, u shpreh Alibeaj.
Alibeaj akuzoi direkt kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj si autorë të ngjarjes së sotme, pasi me politikën e tyre kanë armiqësuar policinë me qytetarët.
Tv Klan