I preu fytin 7-vjeçares në park, gjykata mbyll në psikiatri Eltiona Skanën

Eltiona Skana dhe Emily Jones

I preu fytin 7-vjeçares në park, gjykata mbyll në psikiatri Eltiona Skanën

19:14 08/12/2020

Eltiona Skana, e arrestuar për vrasjen e 7-vjeçares Emily Jones i ka shpëtuar burgut në Angli, por nuk është shpallur fajtore.

Gjykata e Manchester-it ka marrë sot vendimin kundër Skanës duke e shpallur atë fajtore dhe e ka mbyllur në një psikiatri të sigurisë së lartë, ku aty mund të qëndrojë gjithë jetën.

Gjykatësi vendosi që  Skana do të vuajë dhe një dënim me burg vetëm nesh mjekët e shohin të arsyeshme që ajo të jetë rehabilituar dhe mund të dalë nga psikiatria.

30-vjeçarja nuk është paraqitur në gjykatë, por vendimin e ka dëgjuar nga spitali ku është shtruar prej ditës që është arrestuar.

Babai viktimës ka qenë i pranishëm në gjykatë dhe ka kërkuar që shqiptarja të dënohej pasi u ka vrarë fëmijën.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Eltiona Skanës është shprehur në gjykatë se klientja e tij nuk duhet të dënohej me burg pasi ajo vuan nga probleme mendore dhe vrasjen e ka kryer në momente të rënda psikike.

Tashmë Skana ndodhet në psikiatri dhe do të qëndrojë aty deri kur mjekët të shohin përmirësime të gjendjes së saj mendore./tvklan.al






Të ngjashme