Kejsi flet për Saimirin pas eliminimit: Është një “showman”

Kejsi Zela dhe Enxhi Haxhiu

Kejsi flet për Saimirin pas eliminimit: Është një “showman”

19:21 08/12/2020

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” rezervoi tensione dhe surpriza, teksa dy konkurrente, Kejsi dhe Enxhi, u eliminuan.

Vajzat kanë folur pas eliminimit, teksa janë shprehur se janë të kënaqura që ishin pjesë e këtij show televiziv dhe që arritën deri në puntatën e katërt.

Madje Kejsi i uroi Saimirit trashëgime dhe dy fëmijë, me vajzën që do të zgjedhë nga kasti.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ajo gjithashtu tha se e parandjeu eliminimin.

“Jam me adete s’kam çfarë bëj. Kisha një lloj sikleti dhe e kam shprehur disa herë që nuk jam tip që kam emocione dhe sot ishte ndryshe.

Ndoshta i’a parandjeva vetes. Ai na tha që ne na shikon në aspektin shoqëror dhe unë jam shumë e lumtur që t’i shkoj në dasëm dhe t’i haj tortën”, është shprehur Kejsi.

Më tej ajo foli pak edhe për raportin e 33-vjeçarit me vajzat e tjera, teksa i këshilloi të jetën më i ndjeshëm. Kejsi theksoi se mendon që Saimiri është një “showman”.

“Ai ka thënë më përpara që ai e do femrën me karakter më të dobët që të jetë vetë me karakter më të fortë dhe ndoshta ne dhe gocat që ka hequr më përpara i ka pas me frikë.

Është një showman mendoj unë. Bëhu pak më i ndjeshëm”, ka deklaruar Kejsi./tvklan.al






Të ngjashme