Kërcënimi i Ankarasë për grekët


Kërcënimi i Ankarasë për grekët

23:42 08/12/2020

Ministri i Jashtëm turk thirrje Athinës të mos kruhet me Turqinë

Turqia është e mendimit që konflikti në detin Mesdhe është një çështje bilaterale me Greqinë që duhet zgjidhur mes palëve. Përfshirjen e Bashkimit Evropian në këtë çështje kryediplomati turk Mevlut Çavusollu e quan një gabim të gradës së fundit.

Për çështjen duhet të dëgjohen të dyja palët, jo vetëm njëra. Por kjo çështje një sëmundje e Bashkimit Evropian. Ndodh gjithmonë që shtetet që janë anëtarë problemet e tyre i zgjidhin përmes unionit. BE i dëgjon. Ashtu siç është Greqia anëtare, edhe ne jemi vend kandidat. Nuk duhet bërë ndarje. Ky është një gabim i gradës së fundit”.

Çavusollu akuzoi edhe njëherë Greqinë se po provokon Turqinë.

“Ka patur mundësi për zgjidhje me diplomaci. Vonuam nisjen e kërkimeve dhe e kthyem anijen në portin e Antalias. Kjo mundësi duhet të vlerësohej mirë. Por gjatë kësaj periudhe kemi parë vetëm kruajtje nga ana e Greqisë. Nëse donte Bashkimi Evropian mund ta sillte Greqinë në tryezë ndërsa diçka e tillë nuk ndodhi. Grekët iu larguan dialogut me justifikime të ndryshme”.

Këto deklarata Çavusollu i bëri në krah të homologut të tij hungarez dy ditë para se Bashkimi Evropian të diskutojë vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë. Greqia kërkon që unioni të vendosë embargo armësh ndaj Turqisë, ti pezullohen negociatat e anëtarësimit dhe mbyllja e kanalit të financimit për kompanitë turke.

Vetë BE është e ndarë në dy grupe për këtë çështje, disa shtete me Francën në krye kërkojnë sanksione ndërsa Gjermania dhe vende të tjera janë kundër.

Klan Plus






Të ngjashme