Konferenca gjyqësore, publikohen emrat e kandidatëve për anëtarë të KQZ – (9 Shkurt 2001)


Konferenca gjyqësore, publikohen emrat e kandidatëve për anëtarë të KQZ – (9 Shkurt 2001)

21:56 09/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në konferencën kombëtare gjyqësore, janë publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, që do të zëvendësojnë Fotaq Nanon e Mimoza Arbin. Në listën e kandidatëve renditen Maliq Meçe, Valbon Çekrezi, Igli Toska, Shtjefën Zyla, Aldrin Dalipi, Besim Treshnjeva, Ilirian Celibashi e Merko Muhametaj.

Mes këtyre kandidatëve, nesër Këshilli i Lartë i Drejtësisë, do të zgjedh dy anëtarët e rinj të KQZ. Në lidhje me këtë procedurë kryeinspektori i KLD, Dhimitër Prifti u shpreh:

Dhimitër Prifti:- “Natyrisht në bazë të ligjit, ka edhe kërkesa individuale të paraqitura në KLD. Janë 12 të tilla, të cilat së bashku me 6 kandidaturat e konferencës, do të përzgjidhen pastaj me votim të fshehtë nga KLD. Mbledhja do të bëhet nesër dhe do të jetë e hapur”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme