Teatri Kombëtar vë në skenë komedinë “Na mbytën hajdutët” – (10 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
“Na mbytën hajdutët”, komedi nga Drio Fo është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga trupa e teatrit Privat Publimedia. Janë aktorët Roland Trebicka, Mehdi Malkaj, Suela Konjari, Merita Zoto, Rajmonda Shundi dhe Bujar Asqeriu, që nën regjinë e Gëzim Kames, kanë interpretuar mjeshtërisht në këtë komedi të autorit Dario Fo.
Komedia e Fosë është një vepër e keqkuptimeve, e situatave që e bëjnë personazhin të shfaq thelbin e tij dhe maska të bjeri. Imoraliteti në familje del në pah vetëm nga ngatërresat me një hajdut shtëpie. Kjo komedi kësaj here është vënë në skenë nën idenë regjisoriale të Naum Shundit, ndërsa udhëheqës artistik i shfaqjes është regjisori i njohur Pirro Mani./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora