Kina mbulohet nga dëbora, temperaturat e ulëta sjellin vdekje në njerëz dhe bagëti (7 Shkurt 2001)


Kina mbulohet nga dëbora, temperaturat e ulëta sjellin vdekje në njerëz dhe bagëti (7 Shkurt 2001)

14:04 07/02/2001

Pekini është mbuluar nga dëbora që parashikohet të vazhdojë për disa ditë. Temperatura ka arritur në -12 gradë. Trafiku është prekur për shkak të rrugëve të ngrira ku mund të ndodhin dhe aksidente. Furnizimi i dyqaneve me ushqime po has vështirësi.

Ndërkohë bilanci më i fundit i stuhive shkatërrimtare të dëborës që kanë rënë në rajon të gjërë nga Kina deri në Korenë e Veriut tregon për 29 njerëz të vdekur, vetëm në rajonin kinez të Mongolisë së brendshme.

Ndërsa humbja në bagëti është 700 krerë. Në disa rajone ka arritur në -45 gradë celcius, por dëbora ka sjellë dhe orteqe si dhe ka mbuluar kullotat e domosdoshme për ushqimin e bagëtisë./tvklan.al






Të ngjashme