Shqipëria bën pjesë në vendet me aktivitet sizmik (7 Shkurt 2001)
Shqipëria bën pjesë në vendet me aktivitet sizmik. Ajo shtrihet në brezin mesdhetar euroaziatik duke filluar nga Spanja, Italia, më pas vazhdon në Greqi, Turqi dhe përfundon në Indi deri në Indonezi. Sipas studimeve të bëra në vendin tonë, amplitudat e goditjes së tërmetit mund të arrijnë nga 8 deri në 9 ballë. Tërmetet e fundit në Turqi dhe Indi si dhe hopi i madh që ka marrë ndërtimtaria tek ne, duhet që të shoqërohet me studime të detajuara sizmiologjike në mënyrë që çdo objekt të plotësojë parametrat sizmikë. Njëri nga specialistët e institutit të sizmioligjisë në lidhje me këtë problem thotë:
“Unë do të thoja që firmat e ndërtimit e kanë kuptuar dhe e zbatojnë këtë legjislacion. Ata filluan nga viti i kaluar të bëjnë më shumë firma ndërtimi për kryerjen e studimeve në sheshet ku ata ndërtojnë, por jo të gjitha marrin udhëzime pranë institutit tonë.”
Mosrespektimi i studimeve sizmiologjike në ndërtimtari ka bërë që ky pallat në lagjen e Kombinatit në Tiranë të vuajë akoma pasojat e tërmetit të 1988-ës. Pallati ruan ende gjurmat e tërmetit prej 7 ballësh të atij viti në fasada dhe apartamentet e tyre./tvklan.al