UMNIK, taksë për makinat që do të hyjnë nga Shqipëria në Kosovë – (10 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Për të shkuar në Kosovë, qytetarët shqiptarë do t’u nënshtrohen taksave. Nga dje UMNIK ka vendosur tarifa, për drejtuesit e automjeteve që kryejnë rrugën Tiranë-Prishtinë. Në doganë, një autoveture i duhet të paguaj 30 marka gjermane taksë në javë, një autobusi 150 marka, ndërsa furgoni 80 marka. Vendosja e kësaj takse ka sjellë pakënaqësi tek drejtuesit e automjeteve, e cila iu duket e njëanshme, pasi qytetarët kosovarë kalojnë në Shqipëri pa paguar asnjë taksë.
“Kjo është taksë mbi taksë, sepse ne kemi taksë siguracioni që shkon në Shqipëri është prerë siguracioni që shkon edhe në siguracionin në Kosovë. Ndërkohë që vetë kosovarët, që vijnë në Shqipëri nuk paguajnë siguracion”.
Bileta e një pasagjeri për të shkuar në Kosovë është 50 marka, shoferët tregojnë se rrallë autobusi mund të mbushet plot me pasagjerë, sa mund të përballohet kjo taksë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti