Enxhëll ndryshon qëndrim: Kritikat i kisha për Saimirin, jo për vajzat
Çështjet e javës së kaluar u bënë sërish pjesë e diskutimeve edhe në natën e katërt të spektaklit “Love Story” në TV Klan.
Një nga vajzat që pati një takim të gjatë me Saimirin, ishte edhe Enxhëll, ku u vu re fakti që ajo më shumë diskutoi për prekjet e 33-vjeçarit me konkurrentet e tjera, se sa për veten.
Kjo gjë nuk u prit fare mirë nga shumica e vajzave të kastit, teksa disa prej tyre janë rrëfyer për programin “Daily Love Story”, duke thënë se ajo po jep mendime kontradiktore.
Por Enxhëll është shprehur se ky nuk ka qenë një sulm ndaj vajzave por kritikë ndaj sjelljes së Saimirit.
“Nuk ishte aspak sulm sepse ishte një takim i cili zgjati një ditë dhe u dha vetëm pjesa që unë po i bëja kritika Saimirit. Fundja unë nuk kam asgjë me vajzat, ishin kritika drejtpërdrejtë për Saimirin, për sjelljen e Saimirit me vajzat”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, e pyetur për përdorimin gabim të fjalës feminist, Enxhëll e ka pranuar që ishte një shprehje e përdorur në shpejtësi.
“Ishte një shprehje e përdorur…erdhi shpejt domethënë që merrej me femra por normalisht që e di çfarë do të thotë feminist. Nuk e vras mendjen fare. Unë e di shumë mirë kush jam. Saimirin e di çfarë mendimi krijoi për mua”, është shprehur ajo.
Më tej Enxhëll ka treguar edhe për fjalën që Saimiri i tha në vesh teksa po kërcenin në disko.
“Më tha që vajzat që bëjnë zhurmë, mua nuk më hyjnë aspak në sy, kështu që çfarë kupton ti, le ta kuptojnë edhe ata që na ndjekin”, theksoi bukuroshja nga Gjirokastra./tvklan.al