Në varrezat e Durrësit nuk ka më vende – (11 Shkurt 2001)


Në varrezat e Durrësit nuk ka më vende – (11 Shkurt 2001)

10:23 11/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Nga mungesa e vendit për t’u prehur i qetë në varrezat e Durrësit, shpesh po praktikohet varrosja e një të vdekuri për t’u rivarrosur bashkë me një të afërm tjetër dhe e gjithë kjo pasi kanë mbetur pezull punimet në varrezat e reja, për shkak të mbarimit të fondeve. Ka 18 muaj që ka nisur puna, por pengesë kryesore është zënia e një hektar toke nga 14 shtëpi, të ndërtuara pa leje.

Vendimi i Komisionit të Kthimit të Pronave, një pjesë të sipërfaqes e ka pajisur me pronarë, ku para fillimit të punimeve duhet bërë patjetër kompensimi. E deri sa t’iu jepet zgjidhje këtyre problemeve, qytetarët durrsakë do varrosen me ngushtica mbi të afërmit e tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme