Kursi i këmbimit, dollari forcon pozitat e tij kundrejt lekut – (11 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Përsëri rritje e lehtë e dollarit në krahasim me lekun. Një dollar u këmbye sot me 143.4 lekë në shitje, ndërsa monedhat e tjera evropiane, kishin pothuajse të njëjtat vlera ashtu si një javë më parë, ku marka gjermane shitej me 68.1 dhe dhrahmia me 0.390 dhe lireta italiane me 0.0686 lekë. Kështu dollari amerikan, po forcon pozitat e tij kundrejt lekut. Ndërkohë që në bursën ndërkombëtare raporti i monedhës amerikane me atë europiane është 0.927 dollarë, i barabartë me 1 euro./tvklan.al