Gjirokastër, bashkia nis pyllëzimin rreth kalasë – (11 Shkurt 2001)


Gjirokastër, bashkia nis pyllëzimin rreth kalasë – (11 Shkurt 2001)

13:21 11/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këto janë shpatet e zhveshura përreth kalasë së lashtë të Gjirokastrës. Mungesa e gjelbërimit dhe mbi të gjitha e drurëve, po nxit zhvillimin e procesit të erozionit dhe po rrezikon dhe ekzistencën e kësaj kalaje. Trazirat e vitit 1997, bënë që të priten pothuaj të gjithë drurët në këto shpate, duke shkatërruar kështu një pjesë të mushkërive të qytetit.

Bashkia e qytetit, me qëllim që të ruaj vlerat kulturore, si dhe të shtojë sipërfaqet e gjelbra, po bën ripyllëzimin e mjedisit rreth kalasë së Gjirokastrës. Janë 16 mijë metra katror që do të mbillen me drurë, ndërkohë që 6 mijë metra katror të tjera do të pyllëzohen në pjesën pas kalasë. Ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe këtu do të japin kontributin e tyre edhe nxënës të shkollave, si dhe ushtarë të divizionit Labëria./tvklan.al






Të ngjashme