Papunësia dhe strehimi dy nga problemet e mëdha në Gramsh – (11 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Papunësia dhe strehimi janë dy nga problemet me të cilat përballet çdo ditë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Gramshit. Po t’i drejtohemi statistikave, qyteti numëron 571 familje të pastreha, të cilat nuk kanë asnjë shpresë për zgjidhjen e hallit të tyre.
Drejtues të bashkisë, me anë të një projekti, kanë premtuar ngritjen e një pallati, i cili do të shërbejë për strehimin e 30 familjeve që nuk kanë shtëpi. Por në krahasim me nevojat që paraqet ky qytet, për strehim, kjo është shumë pak. Problematike paraqitet gjendja për ata që nuk gjejnë një vend punë dhe në këtë kategori, hyjnë 20% e banorëve në këtë qytet. Ndërkohë që 562 familje trajtohen me asistencë sociale, ku me këto të ardhura nuk arrihet të plotësohen as nevojat minimale të jetesës./tvklan.al