Grisen fotot e kriminelëve të afishuara në rrugët e Tiranës – (11 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Fotot e shumë të kërkuarve nga policia, të publikuara disa ditë më parë në kryeqytet janë zhdukur pa lënë gjurmë, ashtu si dhe fytyrat e kriminelëve të ekspozuara në to. Edhe pse policia kishte premtuar të ruante fshehtësinë e emrave të informatorëve, qytetarët kanë hezituar të tregojnë adresat e kriminelëve. Afishet me fotot e publikuara nga policia janë grisur, ndërkohë që disa nga kriminelët e ekspozuar, janë arrestuar nga policitë në vendet evropiane./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame