Partitë opozitare, ftesë zyrtare Partisë Socialiste për tryezë partiake (8 Shkurt 2001)
Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës që ka mbërritur sot paradite në zyrat e kësaj partie nga partitë e opozitës. Kjo tryezë partiake do të zhvillohet më 13 shkurt në nivel sekretarësh për të arritur në një kompromis për hartën e re elektorale dhe elementët e tjerë zgjedhorë. Socialistët janë angazhuar të ushtrojnë presion mbi institucionet shtetërore për të arritur realizimin e zgjedhjeve parlamentare brenda afateve ligjore. Në tryezën e 13 shkurtit socialistët kërkojnë që të përfaqësohen vetëm partitë parlamentare.
“Kështu që unë po i referohem vetëm ftesës zyrtare që kam marrë të nënshkruar dhe të vulosur që nga PD dhe partitë e tjera. Thotë që ju ftojmë në një tryezë të përbashkët për të diskutuar çeshtje të procesit elektoral. Pra nuk kërkohet të mos zgjidhet kjo apo të mos bëhet ajo. Çeshtjet janë objekt diskutimi në tryezën e partive dhe ne do të diskutojmë dhe qëndrimin tonë do t’a shprehim atje. Kemi një ftesë për të marrë pjesë për të diskutuar për këtë problematikë. Ne do të marrim pjesë dhe do të japim kontributin tonë që edhe kjo tryezë të administrohet me seriozitet dhe të prodhojë rezultate që respektojnë ligjin dhe që garantojnë proces zgjedhor korrekt dhe të pakontestueshëm dhe që bëjnë të mundur dhe bashkëpunimin për të korrigjuar çdo mangësi që ka vendi.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame