Shkolla “Sami Frashëri” organizon ballo për festën e Shën Valentinit (13 Shkurt 2001)
Festimet e ditës së të dashuruarve kanë nisur që sot pasdite. Shkolla e mesme e përgjithshme “Sami Frashëri”, me rastin e festës së Shën Valentinit organizoi një ballo me veshje elegante për të rikthyer atmosferën e ballove tradicionale. Në ballo përveç mësuesve ka marrë pjesë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Festa u mundësua nga Pepsi, Ada Air, Tv Klan./tvklan.al