Hoti: Të pagjeturit e luftës, prioritet i qeverisë sonë


Hoti: Të pagjeturit e luftës, prioritet i qeverisë sonë

17:31 11/12/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës.

Sipas një njoftimi nga zyra e Kryeministrit, Hoti është shprehur se  fati i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë është prioritet për Qeverinë, si dhe është ndër pikat kryesore në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai nënvizoi se kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, me të cilën Serbia do të detyrohet që të vë në dispozicion informacione për vendndodhjen e varrezave masive.

Po ashtu mësohet me dije se Hoti ka thënë se qeveria do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme në çdo formë, për të gjitha shoqatat e familjarëve të të zhdukurve, duke nënvizuar se kjo çështje shumë e ndjeshme kërkon qasje serioze nga ana e institucioneve shtetërore./tvklan.al






Të ngjashme