Arjana, Suela dhe Enxhëll tregojnë si u bënë shoqe në “Love Story”
Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan është pasuar me një sërë debatesh e replikash mes vajzave të kastit, ku konkurrentet janë ndarë në grupe dhe kanë sulmuar njëra-tjetrën.
Arjana, Suela dhe Enxhëll kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, gjithçka që nuk mundën t’jua thonin “kundërshtareve” të tyre në sy.
Ato janë takuar bashkë në një qendër estetike, ku kanë bërë edhe disa trajtime dhe kanë komentuar të gjithë situatën e krijuar nga debatet e ditëve të fundit.
Të pyetura se si ka lindur shoqëria e tyre, Arjana, Suela dhe Enxhëll kanë treguar historinë e njohjes dhe pozitivitetin që i ka bërë bashkë gjatë këtyre javëve.
Vajzat gjithashtu kanë treguar se cila prej tyre është më xheloze lidhur me situatat e krijuara me Saimirin.
Çfarë ka qenë ajo gjë e përbashkët që ju ka bërë ju të trejave aq shumë shoqe?
Suela: Ne kemi qenë dy muaj para se të niste emisioni gjithë kohës bashkë, kemi pirë, kemi ngrënë, kështu që do s’do ti do krijosh një miqësi. Na përshtaten dhe tipat, jemi tipat të çlirtë, të qetë. Kemi tipe të ndryshme por kjo na ngjit. Jemi tamam pozitive me njëra-tjetrën.
Enxhëll: Vajzat më transmetojnë shumë energji pozitive. I adhuroj njerëzit pozitiv që më bëjnë për të qeshur. Sa herë që më shohin të mërzitur ato vijnë dhe më pyesin Enxhëll çfarë ke, a je mirë…do të thotë kujdes familjar. Unë e vlerësoj jashtëzakonish shumë këtë gjë.
Arjana: Shoqëria jonë ka lindur që në fillimet tona, si me Suelën si me Enxhëllin. Jemi përshtatur të treja, jemi të treja shumë ndryshe por përshtatemi shumë. Suela aty më acaron, aty e dua. Enxhëllin, sa e shikoj zbutem.
Cila nga ju të treja mendon se është më xheloze?
Suela: Asnjëra nuk është nga ne xheloze. Ma keni bërë Arjanën xheloze të madhe, nuk është fare xheloze. Ajo kënaqet kur na sheh ne që jemi mirë dhe ndihemi mirë.
Enxhëll: Xheloze nuk mund të quaj asnjërën sepse nuk është se është rritur ajo dashuria. Unë për veten time e perceptoj kështu që, nëse do isha vërtetë e dashuruar me dikë do ndihesha xheloze sepse është ndjesia ajo që të vjen, por nuk e besoj se janë xheloze as Suela as Arjana.
Arjana: Asnjëra. Nuk jam, nuk e di pse ma kanë xjerrë këtë target që unë jam më xhelozja. Jam shumë nevrike, jam tip hiperaktiv, impulsive, por varet nga situata. Por xheloze nuk jam fare./tvklan.al