Rriten rastet e reja me Covid-19
879 të infektuar dhe 12 humbje jete
Numri i të infektuarve me Covid-19 po pëson rritje gjatë fundjavës, ndërsa shifrat po shkojnë drejt afro 900 të sëmurëve në ditë.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë indentifikuar 879 raste pozitive me virusin Sars Cov-2, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë në kryeqytet, por përhapje të lartë ka edhe në Shkodër, Durrës, Kavajë, Sarandë.
12 persona kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 prej të cilëve qytetarë nga Tirana, ndërsa mosha varion nga 43 në 92 vjeç.
Numri i pacientëve të shtruar në 4 spitalet Covid mbetet i qëndrueshëm. Aktualisht po trajtohen 455 qytetarë, 27 prej të cilëve në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Numri i testimeve është rritur këtë javë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2734, duke përfshirë këtu edhe numrin e testeve të shpejtë.
384 qytetarë janë shëruar nga Covid-19, megjithatë numri i rasteve aktive në të gjithë vendin kap shifrën e 22.233.
Tv Klan