Bashkia e Tiranës nis pastrimin e mbeturinave pas 15 katëshit – (28 Shkurt 2001)


Bashkia e Tiranës nis pastrimin e mbeturinave pas 15 katëshit – (28 Shkurt 2001)

17:32 15/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Si ky ishull me plehra ka kudo në Shqipëri. Kjo zonë është në qendër të Tiranës dhe tregon fytyrën e kryeqytetit, me fasadë të bukur dhe shtëpi të pisët. Dhera, plehra, tulla e llac, ka secili përpara e pas pallatit, ndërsa hoteli luksoz në qendër të Tiranës, i fsheh pas tij. Përpara ka lulishte, pas mbeturina pa fund.

Heqja e këtyre mbeturinave është iniciativa e bashkisë brenda një kohe të shkurtër. Ndërmarrja e kuartallave sot ka nisur dhe do të përfundojë heqjen e mbeturinave në këtë zonë. Këtu gjenden mbi 5 metër kub hedhurina, për më shumë se tre vite. Drejtori i ndërmarrjes së kuartallave Muço Beshaj thotë:

Muço Beshaj:- “Falë dhe përkushtimit të kryetarit të bashkisë, zotit Edi Rama, i cili na ka akorduar fonde, për të blerë edhe një herë aq sa kemi ne teknikë, që Tiranën ta pastrojmë brenda kohës që ne jemi zotuar. Në sipas përllogaritjeve që kemi bërë themi, që do ta pastrojmë në fund të muajit Qershor”./tvklan.al






Të ngjashme