Bie në kontakt me energjinë, humb jetën 55-vjeçari
Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në Konispol, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Policia bën me dije se viktima është 55-vjeçari P.A., banues në Finiq.
Viktima ka qenë duke punuar me një ekskavator dhe ka rënë në kontakt me telat e rrugës elektrike, ku për pasojë ka humbur jetën në vend.
“Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke lëvizur me makinë pune ekskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftojnë autoritetet./tvklan.al