Fotoja perfekte i merr jetën 38-vjeçares
Fotoja perfekte nuk ekziton. Kështu u mundua edhe një 38-vjeçare në Australi, por e pësoi teksa u mundua që të pozonte për të arritur diçka të tillë.
Mësohet se turistja ra nga një lartësi prej 80 metrash pasi u mundua që të realizonte një foto nga një pikë e malit.
Por fatkeqësisht 38-vjeçarja rrëshkiti dhe humbi jetën. Ajo ishte duke vizituar Parkun Kombëtar Grampians së bashku me familjen.
Këtyre të fundit nuk u ngeli gjë tjetër veçse të ngushëllonin veten nga skena e rëndë. Në lidhje me ngjarjen ka nisur një investigim nga policia, por vdekja e të resë deri më tani nuk cilësohet si e dyshimtë.
Autoritetet nisën menjëherë punën për të nxjerrë trupin e pajetë nga vendi ku ra./tvklan.al