PS votimi për anëtarët e kryesisë, Dokle e Poçi shpallen fitues – (15 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pamje mbulim – Në Partinë Socialiste është kryer votimi për anëtarët e kryesisë, ku është votuar për zotin Namik Dokle, Spartak Poçi, Ramadan Hasani dhe Kadri Rrapi. Pas numërimit të votave kryetari i komisionit të votimit, Spartak Braho shpall kandidatët fitues. Namik Dokle ka fituar 74 vota, Spartak Poçi 53 vota, Ramadan Hasani 26 vota dhe Kadri Rrapi 29 vota. Kështu komisioni i numërimit të votave shpall si anëtar të kryesisë së PSSH, Namik Doklen dhe Spartak Poçin./tvklan.al