Kolegji Zgjedhor voton për presidentin e ri të SHBA

Donald Trump, Joe Biden.

Kolegji Zgjedhor voton për presidentin e ri të SHBA

14:30 14/12/2020

Biden ka siguruar më shumë se 270 votat e nevojshme

Ka nisur votimi i delegatëve të Kolegjit Zgjedhor për të zyrtarizuar presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Votimi po kryhet në kryeqytetet e shteteve të ndryshme dhe në disa raste ai për shkak të pandemisë së koronavirusit po realizohet online. Vendi në të cilin delegatët mblidhen është i ndryshëm në secilin shtet dhe shpesh përcaktohet në ligjin e shtetit. Në shumicën e shteteve, është në ndërtesën e kryeqytetit të shtetit ose në zyrën e guvernatorit.

Delegatët pritet të votojnë në shumicë demokratin, Xho Biden si president dhe Kamala Harris si zëvendëspresidente të ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi nga votimet e 3 Nëntorit të shkuar ai mundi të sigurojë 306 vota mbështetëse, kundrejt 232 delegatëve që mori republikani Donald Tramp.

Shtet e para ku delegatët kanë votuar kanë qenë ato Indianas, New Hampshire, Tenesi, Vermont, Georgia, Mississipi, Oklahoma, Illinois, Arkansas dhe Nevada.

Mbledhja e Kolegjit Zgjedhor është një rit kushtetues dhe hap procedural që zakonisht kalon pa u vënë re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka marrë një rëndësi të madhe këtë vit teksa Presidenti Tramp vazhdon të kundërshtojë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit, duke e konsideruar atë si të manipuluar. Ai ka premtuar se do të bëjë çdo përpjekje ligjore për ta përmbysur rezultatin. Pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë përpjekjet e avokatëve të Trampit, për t’i hequr Bajdenit 64 vota në Kolegj, shanset janë edhe pse të pakta që kandidati republikan të bindë një numër të mjaftueshëm zgjedhësish demokratë në kolegj ta votojnë për president.

Tv Klan






Të ngjashme