Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 6 persona (13 Shkurt 2001)
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot paradite në autostradën Tiranë-Durrës. Një autoveturë tip audi me targa të qytetit të Elbasanit është përplasur me një furgon taksi të kryeqytetit në afërsi të fshatit Picar. Si pasojë e përplasjes nga shpejtësia, ka mbetur të plagosur 6 persona të cilët janë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Ushtarak ku është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë.
Njëri prej pasagjerëve të Audit në moshë rreth të 50-tave i cili ishte ulur në vendin e parë ndodhet në një gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Sipas forcave të policisë së Qarkullimit Rrugor, 50-vjeçari është nxjerrë pa ndjenja nga makina me barrelë, për t’u shoqëruar më pas për në spital.
Ndërsa paragjerët e furgonit kanë pësuar goditje të lehta. Aksidenti i sotëm radhitet një ndër dhjetërat aksidente që kanë ndodhur në këtë segment rrugor për shkak të ngushtësisë së rrugës pasi në segmentin tjetër të autostradës ende kryhen punime./tvklan.al