Autostradës Tiranë-Durrës i shtohet një nënkalim i ri në afërsi të Vorës (13 Shkurt 2001)
Në autostradën Tiranë-Durrës, pikërisht në afërsi të Vorës, punimet po vazhdojnë për ndërtimin e nënkalimit rrugor, pranë urës në drejtim të Rinasit. Ndërtimi i këtij kryqëzimi modern është parashikuar për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, tepër i rënduar në rrugët tona. Ky kryqëzim do të jetë në gjatësinë 21 metër me një gjerësi 8 metra dhe me një lartësi mbi 8 metra duke e lënë tepër të lirë qarkullimin e automjeteve tepër të larta.
Gërmimet kanë filluar që disa ditë më parë me një thellësi 4,5 metër ku janë shtruar edhe themelet prej hekuri. Projekti i këtij nënkalimi tepër modern i modifikuar 1 vit më parë, do të jetë me dy korsi me anekse dhe katër korsi në autostradë. Sipas firmës ndërtuese, punimet në këtë segment, priten të mbarojnë gjatë muajit prill./tvklan.al