Nënshkruhet Protokolli i Mirëkuptimit mes Italisë dhe Shqipërisë (13 Shkurt 2001)
Dje pasdite në Romë ministri ynë i Rendit Ilir Gjoni dhe homologu italian nënshkruan protokollin e ri të mirëkuptimit i cili parashikon thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Në bisedën që i parapriu këtij takimi, ministri i Brendshëm italian Bianco, siguroi ministrin shqiptar të Rendit se po shpejtohet puna për ngritjen e qendrës ndërkombëtare të luftës kundër trafiqeve në Vlorë.
Bianco premtoi se do të fillojë të funksionojë qendra e helikopterëve për patrullimin e bregdetit e parashikuar që në protokollin e mëparshëm. Ai njoftoi se do të vijë dhe një radar shumë i fuqishëm me aftësi fotografimi deri në 10 kilometra./tvklan.al