USAID, projekt për shërbimin shëndetësor në Shqipëri – (16 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Për të gjitha zonat e thella rurale, ku mungon shërbimi ambulator, USAID, ka vendosur të shpenzojë tre milion dollarë, për shërbimin shëndetësor në gjithë Shqipërinë. Këto para pritet të përdoren për ngritjen e ambulancave që ofrojnë shërbimin e parë. Projekti ka nisur zbatimin e tij në Mamurras, Kavajë, Delvinë, Sarandë, Fier etj.
Ajo që është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, përveç ndërhyrjes në infrastrukturë është ngritja e laboratorëve të shëndetit publik dhe pajisja e tyre. Me këto para do të trajnohen infermierët dhe mjekët e çdo qendre të re. 9 muaj projekt, i cili kërkon përfshirjen e komunitetit, mbështetjen financiare të tij, ose me krah pune./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti