Miratohet projektligji për Policinë Gjyqësore (13 Shkurt 2001)
Një strukturë e re do të krijohet brenda Ministrisë së Rendit për të mbledhur fakte dhe raporte kompromentuese që akuzojnë forcat e rendit për përfshirjen apo bashkëpunimin në vepra kriminale. Në diskutimin e projektligjit në Komisonin Parlamentar të Rendit, zëvendëministri Bujan Inçi u shpreh:
“Oficeri i Policisë Gjyqësore në momentin kur denoncohet një material me urdhër të Prokurorit bëhen verifikimet përkatëse dhe kur nuk ka elementë të krimit bëhen spekulime. Është një nen i veçantë i kodit të procedurës penale. Si një organ specifik që Tirana është një kontroll i brendshëm në Ministrinë e Rendit, fillimisht do t’a fillojmë me investigimin dhe me verifikimin e një materiali dhe kur kjo plotëson dhe përbën një vepër penale dhe ka elementë të figurës penale, detyrimisht do të bëje referimin e veprës penale në Prokurori dhe në zbatim të urdhrit të prokurorit do të bëhen këto zbatime me atributi e oficerit të Policisë Gjyqësore. Si shërbim i Policisë Gjyqësore i ngritur në Ministrinë e Rendit.”
Ky shërbim i komtrollit të brendshëm zëvendëson strukturën e quajtur Shërbimi Informativ i Rendit , ndërsa denoncime mbi prova reale për forcat e rendit ai ia paraqet organeve gjyqësore./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame