Policia Tatimore Elbasan konfiskon mallrat pa pulla fiskale (14 Shkurt 2001)
Policia Tatimore në Elbasan është hedhur në aksion. Brenda një periudhe 1 mujore janë konfiskuar shumë mallra akcizë pa pualla fiskale, kryesisht paketa cigareje si dhe pije alkoolike. Sipas përgjegjësit të zyrës rajonale të tatim taksave brenda një kohe të shkurtër janë konfiskuar 1475 paketa cigareje dhe 3700 litra pije alkoolike. Janë goditur subjektet prodhuese dhe tregtarët në qytet.
U është bllokuar aktiviteti 90 subjekte të biznesit të mesëm dhe atij të vogël. Deri tani pranë zyrave të tatim taksës janë regjistruar 500 subjekte që po ushtrojnë aktivitetin privat, por numri i tyre është më i madh. Zyra rajonale kërcënon se nëse tregtarët nuk paraqiten pranë tatim taksës ndaj tyre do të merren masa të rrepta ligjore.
Njëkohësisht u kanë bërë thirrje konsumatorëve të mos blejnë mallra të papajisur me mallra fiskale sepser rrezikojnë shëndetin./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego