Partia Socialiste bisedime me aleatët për problemet parazgjedhore (14 Shkurt 2001)
PS vazhdon konsultimet me aleatët e saj të koaliconit për paraqitjen në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Sot kanë mbërritur në selinë rozë kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi i cili ka realizuar bisedime me kreun socialist Fatos Nano. Mësohet se Nano dhe Gjinushi kanë diskutuar për problemet parazgjedhore dhe në veçanti për përcaktimin e zonave të përbashkëta.
PS do të diskutojë për zonat e lira të premten në mbledhjen e Komitetit të Oërgjithshëm Drejtues ku do të miratohet platforma zgjedhore dhe kriteret e përcaktimit të kandidatëve. PS do të dalë në zgjedhjet e qershorit bashkë me partitë e Aleancës për Shtetin ku kështu krerët e këtyre partive janë duke përcaktuar aleancat e reja. Para takimit të sotëm me kryetarin socialdemokrat Gjinushi, Nano ka biseduar me krerët e Aleancës Demokratike./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego