Elbasani nis projektin për restaurimin e objekteve kulturure (14 Shkurt 2001)


Elbasani nis projektin për restaurimin e objekteve kulturure (14 Shkurt 2001)

11:44 14/02/2001

Brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, Bashkia e Elbasanit do të realizojë 3 projekte të mëdha që kanë të bëjnë me rikonstruksionin e objekteve kulturore. Sipas ligjit për pronën, shumë prej këtyre objekteve kulturore në këtë qytet iu kthyen ish pronarëve. Mirëpo bashkia në bashkëpunim me donatorë të huaj, po synon të mbrojë vlerat kulturore të krijuar në vite.

Më emergjente është rikonstruksioni i pjesshëm i bibliotekës së qytetit, ndër më të mëdha dhe të rrallat në vend për nga numri i librave. Projekti i dytë ka të bëjë me rikonstruksionin e Galerisë së Arteve dhe projekti i tretë me rikonstruksionin e godinës së Teatrit të Kukullave. Për të ardhmen duhet menduar dhe për ngritjen e një pallati të ri kulture. Në gjendjen aktuale shumë prej objekteve kulturore në Elbasan, kërkojnë fonde të mëdha për t’u riparuar./tvklan.al






Të ngjashme